Deklaratë: Së bashku kundër torturës

I/E nderuar zotëri/zonjë,
Me rastin e 26 qershorit – Ditës Ndërkombëtare në Përkrahje të Viktimave të Torturës, organizatat partnere – Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut nga Mali i Zi (YIHRMN), Qendra Shqiptare e Rehabiltimit të Traumës dhe Torturës (ARCT), Nisma e të Rinjve për të drejtat e njeriut nga Serbia (YIHRSR) dhe Këshilli Ndërkombëtar për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës IRCT, ftojnë institucionet kompetente në Mal të Zi, Shqipëri dhe Serbi që të respektojnë të drejtën e rehabilitimit të viktimave të torturës dhe për të luftuar me efikasitet kundër mosndëshkimit.
Edhe pse tortura sistematike nuk ekziston në këto tre vende, për fat të keq duhet të përmendim se një numër i rasteve individuale të torturës dhe të dhunës, të cilët kan ndodhur në të kaluarën, kanë mbetur të pahetuar, ndërsa dhunuesit ende nuk janë ndjekur. Mekanizmat adekuate për përkrahjen e viktimave të torturës ende nuk janë zhvilluar në ndonjë nga këto tre vende. Viktimat e torturës ende kan nevojë për rehabilitim, dhe shteti e shoqëria duhet të sigurojnë dhe të krijojnë mekanizma për përkrahje efikase në procesin e restaurimit të dinjitetit.
YIHR MN ka regjistruar disa raste të torturës ku institucionet kompetente shtetërore nuk kanë kryer hetime të shpejta, efikase dhe efektive të cilat do të çojnë deri te sanksionimi i të gjithë shkelësve të drejtave të njeriut. Janë regjistruar edhe rastet ku procedurat gjyqësore kanë zgjatur për një kohë të gjatë, sipas raporteve të abuzimit dhe trajtimit çnjerëzor apo ndëshkimit. Institucionet kompetente, kryesisht prokuroria, nuk kan bërë një hetim të shpejt, efikas dhe efektiv të të gjitha akuzave dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e oficerëve të policisë. Vendimi i fundit i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me Malin e Zi – Miliq/Nikeziq, tregoi se mekanizmat që do të garantojnë hetim efikas dhe sanksionimin e të gjithë shkelësëve e të drejtave të njeriut, ende nuk janë themeluar në Mal të Zi. Ky është hapi i parë drejt rikthimit të dinjitetit të viktimave.
Në Shqipëri, çështja e rehabilitimit të viktimave të torturës dhe keqtrajtimit është një realitet kompleks me të cilin ne ende nuk kemi fillu me u marrë plotësisht. Popullsia e viktimave të torturës dhe keqtrajtimit në Shqipëri është i përbërë nga një kombinim i viktimave të ish-regjimit komunist dhe viktimave të shkeljeve më bashkëkohore. Është vlerësuar se më shumë se 40,000 persona ishin të nënshtruar torturës dhe keqtrajtimit gjatë regjimit komunist dhe rreth 2000 prej tyre janë ende gjallë. Ndër shkeljet që kanë vuajtur ishin paraburgimi i zgjatur në mënyrë arbitrare; puna e detyruar dhe forma të ndryshme të torturës dhe keqtrajtimit. Edhepse nuk është e mundur të japim të dhëna të sakta për numrin e viktimave bashkëkohore të torturës dhe keqtrajtimit, monitorimi i ARCT-së mes viteve 2010-2014 ka identifikuar rreth 1795 persona të cilët kan pohuar se ndaj tyre është përdorë dhuna gjatë arrestimit, transportit apo paraburgimit policor. Neni 14 i Konventës kundër Torturës (CAT) garanton të drejtën e viktimave të torturës për tu justifikuar, duke përfshirë dëmshpërblim, kompensim të drejtë dhe adekuat dhe mjetet për rehabilitim të plotë. Kjo e drejtë është përpunuar tërësisht në Komentin e Përgjithshëm Nr 3, i cili parashikon se shërbimet rehabilituese duhet të jenë në dispozicion, të përshtatshme dhe menjëherë të arritshme. Gjatë ciklit të 2-të UPR në Shqipëri, një Rekomandimi specifik ishte i nevojshëm për autoritetet shtetërore shqiptare “Integrimi i shërbimëve të specializuara dhe holistike të rehabilitimit në sistemin e shëndetit publik”.
Mbipopullimi i burgjeve është problemi më i madh në sistemin penal të Serbisë. Është pritur që të arrihen rezultate të rëndësishme sipas Strategjisë për zvogëlimin e mbipopullimit të burgjeve në Serbi në mes të viteve 2010 dhe 2015, por kjo nuk ka ndodhur. Serbia ende përballet me probleme të mëdha të institucioneve të mbipopulluara penale. Mbipopullia është e madhe jo vetëm në konvikte, por edhe në fushat tjera që janë në dispozicion për të burgosurit, si psh. dhomë argëtimi, dhomat e ditës, etj. Edhe pse disa investime janë bërë në dy viteve të fundit – për të rinovuar instalimet sanitare, për riparimin e kulmeve, etj – objektet e burgut janë ende në gjendje shumë të keqe. Higjiena është larg nga e mjaftueshmja, në rradhë të parë për shkak të numrit të madh të të burgosurve dhe të ndërtesave që janë në shkatërrim e sipër. Të dy burgjet janë të mobiluar dhe të pajisura dobët, me shtresa e mbulesa, dyshekë, etj. Kapaciteti aktual në institucionet penale është 9000 vende, ndërsa popullsia aktuale në burgjet e Serbisë sot ka arritur 10.500. Serbia synon që ti sigurojë çdo të burgosuri katër metra katror hapësirë, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, por aktualisht hapësira mesatare për të burgosurit është 1 metër katror. Edhe pse rezultate të rëndësishme janë arritur duke i u falenderuar një vendimi për lirim me kusht dhe në vitin 2014, (20 për qind të numrit të përgjithshëm që u lëshuan në liri ishte liri me kusht, ndërsa janë dhënë 1566 sanksione alternative që nuk nënkuptojnë të shkuar në burg), dhe më tej ka ende shumë synime për të arritur në të ardhmen.
Gjithashtu dëshirojmë të ju njoftojmë se në kuadër të projektit “Ndërtimi i shoqërive pa torturë dhe pandëshkueshmëri në Ballkanin Perëndimor”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të realizohet edhe një film dokumentar, me aspekte relevante në luftën kundër torturës në tre shtetet. Në këtë mënyrë, organizatat partnere do ti bashkohen fushatës globale për përkrahjen e viktimave të torturës.
Sinqerisht,

Koordinatorët e projektit
Milan Radoviq
Erinda Bllaca
Sanja Ristiq
Mushegh Yekmalyan


Comments are closed.