Lufta kundër torturës

Ju njoftojmë se YIHR Mali i Zi, anëtare e Aleancës Qytetare, më18 nëntor, në bashkëpunim me ARCT nga Shqipëria, YIHR nga Serbia dhe IRCT nga Danimarka,organizoi një konferencë për shtyp me temë lufta kundër torturës . Në konferencën për shtyp vumë në pah sfidat në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër torturës, të cilat kryesisht reflektohen në zbatimin e standardeve dhe fushën e gjerë të mosndëshkimit.

Gjithashtu, kemi paraqitur projektin rajonal “Ndërtimi i shoqërive pa torturë dhe pandëshkueshmëri në Ballkanin Perëndimor” të cilin do ta realizojmë gjatë 30 muajve të ardhshëm, në bashkëpunim me YIHR Serbia, ARCT dhe IRCT me mbështetje të Bashkimit Evropian. Projekti synon të kontribuojë për njëshoqëri pa torturë nëpërmjet organizatave të shoqërisë civile të cilat janë kundër torturës dhe trajtimeve apo dënimeve mizore, çnjerëzore ose degraduese dhe promovimin e standardeve ndërkombëtare, në veçanti tëOPCAT.

Në konferencën për shtyp ligjeruan Millan Radoviq, Koordinator i programit për të Drejtate Njeriut në YIHR Malii Zi, Maja Miciq, drejtoreshë e YIHR Serbia dhe Erinda Bllaca, menaxher i projektit të ARCT

Një nga aktivitetet e projektit është qëgjatë 30 muajve të ardhshëm, të sigurojmë ndihmë ligjore falas për viktimat e torturës dhe familjeve të tyre . Me këtë rast, qytetarët mund të na kontaktojnë me telefon në numrin: 020 513 687 ose nëe-mail adresën: cgoffice@yihr.org.


Comments are closed.