Tender për zhvillimin e një web portali interaktiv dhe logos së projektit

Nisma për të Drejtat e Njeriut (YIHR) shpall tenderin për zhvillimin e një web portali interaktiv dhe logo për nevojat e projektit  ”Ndërtimi i shoqërive pa torturë dhe pandëshkueshmëri në Ballkanin Perëndimor “.

Afatet:

  • Logo i projektit – 31.01.2014.
  • Web portali – 10.02.2014 – deri atëherë portali duhet të vihet në funksion.

Web portali duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • Portal duhet të jetë në tri gjuhë (gj, malazeze/serbe, anglisht, shqip)
  • portali duhet të përmbajë të gjitha informatat në lidhje me partnerët e projektit, bazën e dokumenteve relevante kur bëhet fjalë për këtë fushë, për të tre vendet që marrin pjesë në projekt (Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria) në tri gjuhë
  • portali duhet të përmbajë një aplikacion interaktiv për regjistrimin e torturës në të trija gjuhët.
  • portali duhet të ketë përmbajtje dinamike: lajme, foto-galeri, harta ..
  • mundësinë për  azhornimin e informatave nëse gjatë projektit lind nevoja për një kërkesë të re apo ndonjë përmbajtje të re.

Logo i projektit duhet të pasqyrojë thelbin e projektit  ” Ndërtimi i shoqërive pa torturë dhe pandëshkueshmëri në Ballkanin Perëndimor “ – më shumë informacion rreth projektit mund të gjenden në faqen e internetit www.yihr.me.

Dizajni konceptual i logos, si dhe propozimi i detajuar për ndërtimin e portalit duhet të dërgohen në adresën: cgoffice@yihr.org ili blazo@yihr.org. Për më shumë informacion ju lutemi të na kontaktoni në nr. telefonit:  +382 20 513 687. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 27. dhjetor 2013.


Comments are closed.