Bordi dhe asanbleja

ANËTARËT E BORDIT TË MENAXHIMIT YIHR

Boris Raonić, president UO është nga Podgorica. Jurist i diplomuar, në fillim të viteve nëntëdhjeta ai ishte aktiv në Lidhjen Liberale të Malit të Zi dhe gjatë studimeve të tij në Fakultetin Juridik është një nga themeluesit e OJQ-ve të para në Mal të Zi. Ai gjithashtu ka punuar si gazetar, ndërsa nga viti 2000 filloi punën e tij në sektorin civil, si koordinator i dialogut Nansen. Ai ishte organizator i disa iniciativave ekologjike, civile dhe pacifiste në Mal të Zi. Autor i disa artikujve në fushën e dialogut, tolerancës, kulturës politike dhe zgjidhjens së mosmarrëveshjeve, si dhe producent i disa dokumentarëve që fokusohen në ballafaqimin me të kaluarën. Ai ishte anëtar i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian dhe organet drejtuese të disa OJQ-ve. Drejtori i Shkollës së Lidershipit Demokratik. Boris është instruktor i skijimit me licencë ndërkombëtare, merret me mountain biking, basketboll dhe futboll.
Është i martuar me Millenën, dhe babai i Teodorës, Nikollës dhe Andriut.

Sead Sadiković është korrespondent në Radio Evropa e Lirë, të perjavëshmin Monitor dhe gazetar në TV Vijesti. Në gazetari që nga viti 1992, kur botoi artikujt e parë në “Liberal” të Cetinës dhe “Monitor” të Podgoricës. Fitues i shpërblimeve gazetareske ndërkombëtare: Best Profile Story e shërbimit të Radios Evropa e lirë 2003, çmimi i parë për raportin e radios në Festivalin Ndërkombëtar INTERFERO Sombor, 2005, çmimin për tekstin më të mirë kundër korrupsionit në 2009. Sipas arsimit ai është inxhinier i elektronikës. Autor i dy filmave dokumentarë.

Ivana Drakić (1987), është nga Podgorica. Pas shkollës së mesme, ajo regjistroi dhe përfundoi studimet themelore dhe të specializuara në Fakultetin e Shkencave Politike në Podgoricë, drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Gjatë vitit të tretë të studimeve, ajo mori studimet e saja në Universitetin e Misisipit si fituese e bursave të USAID World Learning FORECAST. Aktualisht është në studimet master në Fakultetin Ekonomik të Podgoricës, në degën e Ekonomisë së Sektorit Publik. Ajo filloi karrierën e saj në sektorin e OJQ-ve, ku ka punuar si koordinatore e projekteve dhe programeve që lidhen me qeverisjen e mirë, integrimin evropian dhe euroatlantik të Malit të Zi. Ivana ka një përvojë të konsiderueshme rajonale në menaxhimin e projekteve, avokimin e politikave publike dhe zbatimin e fushatave promovuese dhe avokuese. Aktualisht punon në Bosnjë dhe Hercegovinë në think tank-un Qendra për Politikë dhe Qeverisje. Fushat e interesit të saj përfshijnë: qeverisjen e mirë, transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve, e-qeverisjen, politikat e rinisë dhe integrimin në BE dhe NATO. Ajo flet anglisht dhe frëngjisht. Në kohën e lirë merret me baletin modern, si dhe duke shikuar serijale dhe filma të mirë.

ANËTARËT E KUVENDIT YIHR

  • Jelena Vukoslavović
  • Milan Radović
  • Mirko Kalezić
  • Edina Hasanaga Čobaj
  • Boris Raonić
  • Zoran Vujičić
  • Blažo Crvenica
  • Aleksandra Vukčević
  • Zoran Zola Vujačić

Comments are closed.