ANËTARËT E BORDIT TË MENAXHIMIT YIHR
Zoran Vujiciq është nga Podgorica. Diplomoi në Fakultetin Juridik në Podgoricë pranë Universitetit të Malit të Zi, ndërsa aktualisht është duke përfunduar studimet master në Fakultetin e Ekonomisë në Podgoricë. Është alumnist i Shkollës së Menaxhimit demokratik. Punoi në Agrokor dhe Mercator në pozita udhëheqëse. Aktualisht i punësuar në Aleancën Qytetare si koordinator i programit i të drejtave të njeriut dhe drejtësisë.
Mori pjesë në përgatitjen e disa raporteve mbi monitorimin e sistemit gjyqësor, shëndetësor dhe elektoral në Mal të Zi. Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 ishte një nga koordinatorët dhe koautorët e raportit të monitorimit të fushatës zgjedhore – “Më intereson”. Ai ishte i punësuar si këshilltar ligjor për zbatimin e raportit “Monitorimi i mediave. Është një nga autorët e raportit mbi zbatimin e Ligjit për ndihmë juridike falas, si dhe të një udhëzuesi praktik për punën e policisë me grupet sociale të ndjeshme dhe të margjinalizuara. Është autor i disa artikujve mbi sistemin gjyqësor.
Poashtu ishte anëtar i Komitetit të Etikës së MPB-së. Anëtarë i grupit të punës për hartimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ekzekutimin e dënimit me kusht dhe ndëshkimit me interes publik. Anëtar i Komisionit Parlamentar për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Është anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga shoqëria civile, si dhe anëtarë i Shoqatës së Avokatëve të Malit të Zi.
Ai është i martuar me Zorkën me të cilën ka një djalë, Matijën.
Edina Hasanaga Cobaj, Kryetar i Bordit, (1980) është nga Ulqini. Ajo mbaroi studimet pedagogjike në Fakultetin Filozofik në Nikshiq, si dhe kursin universitar: Lideshipi dhe puna me të rinj, kurs i akredituar nga Fakulteti i Komunikimit në Jonkoping, Suedi.
Ajo është një nga autorët e raporteve të shumta për situatën e të drejtave të njeriut që janë botuar në Mal të Zi, si dhe dokumentarë me të njëjtën temë. Gjatë viteve në sektorin e OJQ-ve, fitoi përvojë në planifikim dhe menaxhim të projektit financiar-administrativ. Ajo ka punuar me fëmijë me aftësi të kufizuara për një kohë. Është anëtare e Këshillit të Mbrojtjes së Pacientëve të Spitalit Special për Psikiatri në Kotor.
Adhuron notin.
Me bashkëshortin Bernardin kanë djalin Dinin dhe vajzën Erën.
ANËTARËT E KUVENDIT TË YIHR MALI I ZI
- Jellena Vukosllavoviq
- Zoran Zolla Vujaçiq
- Pavle Cupiq
- Milosh Mitriq
- Meliha Muriq
- Aleksandra Srbljanoviq