AFRIMI I PIKËPAMJEVE TË KOMUNITETEVE FETARE DHE POPULLATËS LGBTIQ+

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka organizuar takime gjatë dy muajve të fundit, duke sjellë së bashku përfaqësues nga komunitetet fetare, komuniteti LGBTIQ+ dhe OJQ të përfshira në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Në takime morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave si mbështetës të projektit “Të drejtat e njeriut nuk njohin orientim seksual – Diskriminimi ka të njëjtin kuptim për të gjithë”. (more…)

HAPET QENDRA E INFORMACIONIT DHE DOKUMENTIMIT PËR KRIMET E LUFTËS NË PODGORICË

Presidenti i Parlamentit të Malit të Zi Aleksa Beçiq, Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi Oana Kristina Popa dhe Millan Radoviq, përpara Nismës të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, hapën sot zyrtarisht Qendrën e Informacionit dhe Dokumentimit për Krimet e Luftës. Qendra u krijua si pjesë e projektit “Përgjegjësia për të kaluarën” të zbatuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Malin e Zi, dhe bashkë-financuar nga Ministria e Administratës Publike. (more…)

NJOFTIMI PËR SHTYP

Nën kujdesin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (themelues i Aleancës Qytetare) filloi zbatimin e projektit ” No impunity for the past” (Përgjegjësi për të kaluarën), qëllimi kryesor i të cilit është të hetojë dhe të dokumentojë krimet Read more…

PREZANTIMI I RAPORTIT “TË DREJTAT E TË BURGOSURVE NË SISTEMIN E BURGJEVE TË MALIT TË ZI DHE TË INSTITUCIONEVE TË TJERA TË MBYLLURA”

Me rastin e 26 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Mbështetjes të Viktimave të Torturës, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, një anëtare e Aleancës Qytetare, të premten me 1 korrik, ka prezantuar raportin “Të drejtat e të burgosurve në sistemin e burgjeve të Malit të Zi dhe të institucioneve të tjera të mbyllura.”

NISMA PËR TË DREJTAT E NJERIUT(YIHR), MPB DHE PLSH NËNSHKRUAN MARRËVESHTJEN PËR BASHKËPUNIM

Përmirësimi i mbrojtjes kundër torturës, trajtimit çnjerëzor dhe degradues ose dënimit në Mal të Zi, kontributi për zbatimin e shpejtë dhe më efikas të rekomandimeve të organizmave ndërkombëtare të ekspertëve, si dhe përmirësimi i bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile për të rritur nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut të personave që gjinden në institucionet e mbyllura- janë objektivat e marrëveshjes për bashkëpunim, të nënshkruar nga Ministria e Punëve të Brendshme- Drejtoria e Policisë, Prokuroria e Lartë e Shtetit dhe Nisma për të drejtat e njeriut- YIHR.

DEKLARATË: SË BASHKU KUNDËR TORTURËS

I/E nderuar zotëri/zonjë,
Me rastin e 26 qershorit – Ditës Ndërkombëtare në Përkrahje të Viktimave të Torturës, organizatat partnere – Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut nga Mali i Zi (YIHRMN), Qendra Shqiptare e Rehabiltimit të Traumës dhe Torturës (ARCT), Nisma e të Rinjve për të drejtat e njeriut nga Serbia (YIHRSR) dhe Këshilli Ndërkombëtar për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës IRCT, ftojnë institucionet kompetente në Mal të Zi, Shqipëri dhe Serbi që të respektojnë të drejtën e rehabilitimit të viktimave të torturës dhe për të luftuar me efikasitet kundër mosndëshkimit.