Një nga qëllimet kryesore të Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut është fuqizimi i të rinjve për të punuar për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike.

Të rinjtë përfaqësojnë një kategori të rëndësishme të shoqërisë, dhe varet nga ata që të marrin pjesë në adresimin e çështjeve të rëndësishme, si dhe të marrin pjesë në vendimmarrje në nivelin lokal, por edhe të shtetit, sepse ata janë bartësit e ardhshëm të ndryshimit.

Aktivizmi i të rinjve u sjell aftësi dhe njohuri të reja, por edhe kontakte që mund t’i ndihmojnë ata për të ndërtuar karrierën e tyre.


Nisma përfshin të rinjtë si grupe të synuara përmes programeve të tyre. Ne gjithashtu rrisim vetëdijen për rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre, si dhe informojmë të rinjtë për punën e institucioneve dhe organizatave në fushat e: punësimit, arsimit, vendimmarrjes, zhvillimit të komunitetit dhe hartimit të politikave, shëndetësisë, kulturës dhe politikës rinore; dhe sipas temave të dhëna, shumë prej tyre ishin në gjendje të vizitojnë organizata të ndryshme joqeveritare, organizata lokale si dhe institucione vendore, për t’u njohur me punën e tyre.

Projektet rajonale që ne bëjmë me zyrat e YIHR gjithashtu përfshijnë shkëmbimin e të rinjve.