Milan Radoviq (1979), president i Bordit Drejtues, është nga Mojkovci. U diplomua në Fakultetin Filozofik në Nikshiq. Ai ka punuar në disa projekte kërkimore në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave e sundimin e ligjit, ka ligjeruar sociologjinë në shkollën e mesme deri në vitin 2007, e më pas ka punuar në Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ndërsa që nga viti 2012 ai punon në Aleancën qytetare.

Millani ka koordinuar disa projekte rajonale në fushën e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, ka qenë anëtar i grupeve punuese për hartimin e legjislacionit në fushën e të drejtave të njeriut dhe ligjërues në seminare të shumta mbi të drejtat e njeriut. Është një nga autorët e disa raporteve mbi drejtësinë, të drejtat e pakicave, dhe autor i disa raporteve vjetore dhe raporteve kvartale mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Mal të Zi. Ai ndoqi Shkollën e Lidershipit Demokratik, Shkollën e Ndërmarrësisë Sociale – hyrje në Edukimin Qytetar, Shkollën mbi të Drejtat e Njeriut dhe një sërë seminaresh në fushën e të drejtave të njeriut.

Millani është anëtarë i Këshillit të Radio televizionit të Malit të Zi dhe anëtar i Mekanizmit Nacional Parandalues.

Hobet e Millanit janë basketbolli dhe futbolli dhe i pëlqen të kalojë kohën në male. Ai është i martuar me Marian, me të cilin ka një vajzat Mia dhe Mateu, i biri i Maksimit.

Edina Hasanaga Cobaj, Drejtor Ekzekutiv, (1980) është nga Ulqini. Ajo mbaroi studimet pedagogjike në Fakultetin Filozofik në Nikshiq, si dhe kursin  universitar: Lideshipi dhe puna me të rinj, kurs i  akredituar nga Fakulteti i Komunikimit në Jonkoping, Suedi.

Ajo është një nga autorët e raporteve të shumta për situatën e të drejtave të njeriut që janë botuar në Mal të Zi, si dhe dokumentarë me të njëjtën temë. Gjatë viteve në sektorin e OJQ-ve, fitoi përvojë në planifikim dhe menaxhim të projektit financiar-administrativ. Ajo ka punuar me fëmijë me aftësi të kufizuara për një kohë. Është anëtare e Këshillit të Mbrojtjes së Pacientëve të Spitalit Special për Psikiatri në Kotor.

Adhuron notin.

Me bashkëshortin Bernardin kanë djalin Dinin dhe vajzën Erën.

Aleksandra Vukçeviq, Drejtori i Programit, është nga Podgorica. Ajo diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi. Gjatë ditëve studentore ishte anëtare aktive e ELSA-sës, një organizatë ndërkombëtare e studentëve të drejtësisë. Ajo është Drejtore e Programit në Nismën Rinore për të Drejtat e Njeriut, anëtare e Aleancës Qytetare, ku fitoi përvojë dhe njohuri për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, si dhe përbalimin me të kaluarën. Ajo ka koordinuar projektet rajonale dhe kombëtare në fushat e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, të drejtat e të rinjve, të drejtat e refugjatëve dhe azilkërkuesëve.

Gjithashtu është e angazhuar në ofrimin e ndihmës juridike falas për të huajt në procesin e marrjes së mbrojtjes ndërkombëtare dhe personave në integrim. Një pjesë e punës përfshin gjithashtu vizitën dhe monitorimin e situatës në kufij dhe rrugët e migrantëve që kalojnë nëpër Mal të Zi.

Që nga fillimi i punës me migrantët dhe refugjatët, ajo ka monitoruar situatën në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore, e cila është një situatë e zakonshme në mes të kësaj popullate.

Përpara Aleancës Qytetare, ajo asistoi në projekte në lidhje me punën e gjyqëve në Mal të Zi, kryerjen e sondazheve ndër gjyqtarë, monitorimin e gjykatave në lidhje me respektimin e të drejtës për gjykim të drejtë dhe autoriteteve të ndjekjes.

Ajo ka punuar në projekte në lidhje me përdorimin e gjuhëve të pakicave në përdorim zyrtar. Ajo monitoroi raportimin e mediave për procesin e integrimit në BE, monitoroi institucionet e mbyllura ku mbaheshin të burgosurit, si dhe kushtet në të cilat ata qëndronin, si dhe monitorimin e parlamenteve për të drejtat e njeriut dhe komitetet e integrimit evropian.

Ndoqi Shkollën e të Drejtave të Njeriut, Shkollën e Manaxhimit të Biznesit, Shkollën e Studimeve Politike, si dhe seminare të shumta në fushën e të drejtave të njeriut dhe mediave, azilit dhe trainimit të migracionit, etj.

Ajo është anëtare e Grupit të Punës për Kapitullin 24 të Negociatave që nga shtatori 2019 si përfaqësuese e OJQ-së Aleanca Qytetare.

Alexandra është anëtare e Këshillit të Sundimit të Ligjit, si përfaqësuese e Aleancës Qytetare.

Flet rrjedhshëm Gjuhën angleze.

Amina Muriq, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, është nga Rozhaja. Diplomoi në Fakultetin Filozofik në Nikshiq, Departamenti i Gjuhës angleze dhe letërsisë. Që nga viti 2018 është studente e magjistraturës në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit Mediteran në Podgoricë. Ajo ka punuar në Transportin Hekurudhor të Malit të Zi, ku gjatë 10 viteve të fundit ka punuar këto punë: Përkthyese në gjuhën angleze, bashkëpunëtore në projekte ndërkombëtare dhe PR. Si menaxher dhe PR, ajo ishte përgjegjëse për marrëdhëniet me publikun të korporatave, komunikimet, si dhe pamjen dhe prezantimin e faqes në internet të kompanisë. Që nga prilli 2019, ajo është e punësuar në Fakultetin e Turizmit të Universitetit Mediteran si asistente në lëndën Business English në studimet e vitit I, II dhe III. Gjatë karrierës së saj profesionale, ajo ka punuar edhe si asistente e projekteve në disa projekte të financuara nga institucione ndërkombëtare si Banka Botërore, Bashkimi Evropian dhe BERZH.

Ajo i pëlqen filmat, biçikletën dhe udhëtimet.