TRAJNIMI NË PODGORICË

Organizatat partnere YIHRMNE, ARCT, YIHRSR dhe IRCT nga data 11 deri më 13 shkurt organizojnë trajnimin me emrin “Monitorimi i objekteve për privimin nga liria i drejtuar nga shoqëria civile”, si aktivitet i parashikuar me projektin ” Ndërtimi i shoqërive pa torturë dhe pandëshkueshmëri në Ballkanin Perëndimor” , i mbështetur nga BE-ja. Trajnimi do të mbahet pranë Autoritetit menaxhues të Burimeve Njerëzore në rrugën Jovana Tomasevica, nr.2A.

LUFTA KUNDËR TORTURËS

Ju njoftojmë se YIHR Mali i Zi, anëtare e Aleancës Qytetare, më18 nëntor, në bashkëpunim me ARCT nga Shqipëria, YIHR nga Serbia dhe IRCT nga Danimarka,organizoi një konferencë për shtyp me temë lufta kundër torturës . Në konferencën për shtyp vumë në pah sfidat në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër torturës, të cilat kryesisht reflektohen në zbatimin e standardeve dhe fushën e gjerë të mosndëshkimit

MONITORIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT

Programi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut përfshin monitorimin, hulumtimin dhe dokumentimin e shkeljes së të drejtave të njeriut si dhe procesuimin e tyre në gjykatat kompetente. Të gjitha aktivitetet e ndërmarra në këtë program kanë për qëllim mbrojtjen e viktimave si rezultat i shkeljes së të drejtave të njeriut dhe vendosjen e sundimit të ligjit. Në fokus të hulumtimit janë rastet e torturës policore, dhunës së motivuar për shkaqe politike, diskriminimi dhe të drejtat e pakicave.