ANËTARËT E BORDIT TË MENAXHIMIT YIHR

Zoran Vujiciq është nga Podgorica. Diplomoi në Fakultetin Juridik në Podgoricë pranë Universitetit të Malit të Zi, ndërsa aktualisht është duke përfunduar studimet master në Fakultetin e Ekonomisë në Podgoricë. Është alumnist i Shkollës së Menaxhimit demokratik. Punoi në Agrokor dhe Mercator në pozita udhëheqëse. Aktualisht i punësuar në Aleancën Qytetare si koordinator i programit i të drejtave të njeriut dhe drejtësisë.

Mori pjesë në përgatitjen e disa raporteve mbi monitorimin e sistemit gjyqësor, shëndetësor dhe elektoral në Mal të Zi. Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 ishte një nga koordinatorët dhe koautorët e raportit të monitorimit të fushatës zgjedhore – “Më intereson”. Ai ishte i punësuar si këshilltar ligjor për zbatimin e raportit “Monitorimi i mediave. Është një nga autorët e raportit mbi zbatimin e Ligjit për ndihmë juridike falas, si dhe të një udhëzuesi praktik për punën e policisë me grupet sociale të ndjeshme dhe të margjinalizuara. Është autor i disa artikujve mbi sistemin gjyqësor.

Poashtu ishte anëtar i Komitetit të Etikës së MPB-së. Anëtarë i grupit të punës për hartimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ekzekutimin e dënimit me kusht dhe ndëshkimit me interes publik. Anëtar i Komisionit Parlamentar për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Është anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga shoqëria civile, si dhe anëtarë i Shoqatës së Avokatëve të Malit të Zi.

Ai është i martuar me Zorkën me të cilën ka një djalë, Matijën.

Edina Hasanaga Cobaj (1980) është nga Ulqini. Ajo mbaroi studimet pedagogjike në Fakultetin Filozofik në Nikshiq, si dhe kursin  universitar: Lideshipi dhe puna me të rinj, kurs i  akredituar nga Fakulteti i Komunikimit në Jonkoping, Suedi.

Ajo është një nga autorët e raporteve të shumta për situatën e të drejtave të njeriut që janë botuar në Mal të Zi, si dhe dokumentarë me të njëjtën temë. Gjatë viteve në sektorin e OJQ-ve, fitoi përvojë në planifikim dhe menaxhim të projektit financiar-administrativ. Ajo ka punuar me fëmijë me aftësi të kufizuara për një kohë. Është anëtare e Këshillit të Mbrojtjes së Pacientëve të Spitalit Special për Psikiatri në Kotor.

Adhuron notin.

Me bashkëshortin Bernardin kanë djalin Dinin dhe vajzën Erën.

Milan Radoviq (1979), president i Bordit Drejtues, është nga Mojkovci. U diplomua në Fakultetin Filozofik në Nikshiq. Ai ka punuar në disa projekte kërkimore në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave e sundimin e ligjit, ka ligjeruar sociologjinë në shkollën e mesme deri në vitin 2007, e më pas ka punuar në Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ndërsa që nga viti 2012 ai punon në Aleancën qytetare.

Millani ka koordinuar disa projekte rajonale në fushën e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, ka qenë anëtar i grupeve punuese për hartimin e legjislacionit në fushën e të drejtave të njeriut dhe ligjërues në seminare të shumta mbi të drejtat e njeriut. Është një nga autorët e disa raporteve mbi drejtësinë, të drejtat e pakicave, dhe autor i disa raporteve vjetore dhe raporteve kvartale mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Mal të Zi. Ai ndoqi Shkollën e Lidershipit Demokratik, Shkollën e Ndërmarrësisë Sociale – hyrje në Edukimin Qytetar, Shkollën mbi të Drejtat e Njeriut dhe një sërë seminaresh në fushën e të drejtave të njeriut.

Millani është anëtarë i Këshillit të Radio televizionit të Malit të Zi dhe anëtar i Mekanizmit Nacional Parandalues.

Hobet e Millanit janë basketbolli dhe futbolli dhe i pëlqen të kalojë kohën në male. Ai është i martuar me Marian, me të cilin ka një vajzat Mia dhe Mateu, i biri i Maksimit.

 

 

ANËTARËT E KUVENDIT TË YIHR MALI I ZI

  • Jellena Vukosllavoviq
  • Millan Radoviq
  • Edina Hasanaga Çobaj
  • Amina Muriq
  • Zoran Vujiçiq
  • Aleksandra Vukçeviq
  • Zoran Zolla Vujaçiq
  • Mehdina Kasiq Sutkoviq