Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Mali i Zi

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut është një rrjet rajonal i organizatave joqeveritare me zyra në Mal të Zi, Serbi, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

YIHR – Mali i Zi u themelua në vitin 2006 si një organizatë jofitimprurëse, joqeveritare, puna e së cilës bazohet në besimin se të drejtat e njeriut dhe vlerat qytetare janë baza e një shoqërie të hapur dhe të prosperuar për të cilën ne përpiqemi. Misioni i Nismës është të kontribuojë në mënyrë cilësore dhe aktive në zhvillimin e një shoqërie të tillë në Mal të Zi dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, përmes një rrjeti bashkëpunimi me organizatat partnere të saj. Në punën e saj, YIHR është e përkushtuar në mbrojtjen e viktimave të shkeljeve të të drejtave të njeriut, promovimin e sundimit të ligjit dhe promovimin e një kulture politike demokratike.

Rrjeti Rajonal i Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut është marrësi i çmimit prestigjioz Vaclav Havel për të Drejtat e Njeriut, i cili është dhënë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës që nga 2009. Me çimin Vaclav Havel shpërblehen organizatat dhe individët për kontribut të jashtëzakonshëm në të drejtat e njeriut në Evropë dhe në mbarë botën.

Duke marrë pjesë në Grupin e Punës për Kapitullin 24 të Negociatave, ne po ndjekim gjithashtu procesin e pranimit në Bashkimin Evropian.

Mandati i Nismës në Mal të Zi përfshin aktivitete që synojnë:

– hetimin, monitorimin dhe dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut,

– ofrimin e ndihmës juridike falas për viktimat e abuzimeve të të drejtave të njeriut dhe përfaqësimit publik për të përmirësuar pozicionin e viktimave,

– edukimi dhe ngritja e kapaciteteve të grupeve të synuara, veçanërisht të rinjve aktivë socialë, përmes programeve arsimore,

– bashkëpunimi rajonal,

– përballja me të kaluarën dhe prezantimi i të rinjve me të kaluarën.

Vlerat thelbësore të Nismës janë e vërteta, drejtësia, përgjegjësia, barazia politike, liria, demokracia dhe paqja.