Nën kujdesin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (themelues i Aleancës Qytetare) filloi zbatimin e projektit ” No impunity for the past” (Përgjegjësi për të kaluarën), qëllimi kryesor i të cilit është të hetojë dhe të dokumentojë krimet e luftës në Mal të Zi në vitet 1990. Projekti zbatohet në bashkëpunim me Parlamentin e Malit të Zi dhe Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi. Gjithashtu, partnerë janë OJQ Documenta nga Kroacia, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut nga Serbia dhe OJQ Bukovica nga Plevla.

Ne jemi të kënaqur t’ju informojmë se në kuadër të këtij projekti është nënshkruar një vendim për krijimin e Qendrës së Informacionit dhe Dokumentimit (IDC), me të cilin, qendra themelohet edhe zyrtarisht. Ndër të tjera, IDC do të mbledhë dhe arkivojë të gjitha provat dhe faktet e mundshme në lidhje me krimet e luftës që ndodhën në Mal të Zi gjatë viteve 1990. Ne dëshirojmë të falënderojmë partnerët që na dhanë mbështetje vetëmohuese për krijimin e IDC.

Duke vendosur këtë IDC, ne jemi një hap më afër arritjes së qëllimit themelor të projektit, që është përballimi me të kaluarën duke dokumentuar të gjitha faktet në dispozicion, të cilat do të kontribuojnë për shoqërinë malazeze e cila do të jetë më shumë e vetëdijshme për të vërtetën mbi krimet e luftës në Mal të Zi gjatë viteve 1990. E poashtu edhe për shërimin i saj.

Koordinator i Qendrës së Informacionit dhe Dokumentacionit
Millan Radoviq

Categories: News

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *