Presidenti i Parlamentit të Malit të Zi Aleksa Beçiq, Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi Oana Kristina Popa dhe Millan Radoviq, përpara Nismës të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, hapën sot zyrtarisht Qendrën e Informacionit dhe Dokumentimit për Krimet e Luftës. Qendra u krijua si pjesë e projektit “Përgjegjësia për të kaluarën” të zbatuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Malin e Zi, dhe bashkë-financuar nga Ministria e Administratës Publike.

Projekti po zbatohet në bashkëpunim me Parlamentin e Malit të Zi. Z. Beçiq theksoi rëndësinë e kësaj Qendre dhe deklaroi se mbledhja e provave, deklaratave dhe informacioneve të tjera mbi krimet e luftës në Malin e Zi, të cilat do të vihen në dispozicion nga Parlamenti më vonë, tregon se shteti është i gatshëm të jetë pjesë e shoqërive përgjegjëse. Ai gjithashtu shtoi se hapja e Qendrës është një nxitje për pajtim dhe bashkëpunim, si vlera për të cilat duhet të kujdesemi në mënyrë që të përmirësojnë më tej marrëdhëniet në ish-Jugosllavi.

Shefja e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Oana Kristina Popa, shprehu kënaqësinë që Bashkimi Evropian po financon një projekt të tillë dhe se hapja e një qendre dokumentare mbi krimet e luftës është një moment i rëndësishëm në historinë politike të Malit të Zi, në drejtim të ballafaqimitme të kaluarën dhe shërimit. Ajo deklaroi se, si shumë iniciativa të tjera pajtimi, kjo ishte nisur nga sektori civil dhe ajo beson se Qendra duhet të merret nga Parlamenti dhe institucionet e tjera për një menaxhim të mirë të procesit, mbledhjen dhe arkivimin e dokumenteve.

“Megjithëse Mali i Zi vazhdon të zbatojë një strategji të ndjekjes penale të krimeve të luftës, përgjegjësia për krimet e luftës nuk është vendosur plotësisht. Nevojitet një qasje proaktive për hetimin, ndjekjen penale, gjykimin dhe ndëshkimin e krimeve të luftës në përputhje me standardet ndërkombëtare. Është shumë e rëndësishme të sigurohet që viktimat e krimeve të luftës të kenë qasje të barabartë në drejtësi, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, dhe që kompensimi të jetë në përputhje me detyrimet e vendit”, tha ambasadorja Popa.

Koordinatori i projektit Millan Radoviq vuri në dukje se qëllimi i projektit është të informojë publikun për krimet e luftës gjatë viteve 1990-a përmes punës së Qendrës, por gjithashtu të mbledhë dokumentacion dhe materiale të tjera në lidhje me krimet e përmendura që do të jenë në dispozicion, mbi të gjitha, për zyren e prokurorit të shtetit në hapjen e hetimeve dhe procedurave të reja, dhe pastaj për të gjithë publikun.

Z. Radoviq përfundoi me fjalët: “Le të jetë kjo Qendër një garancion – për viktimat, që nuk do ti harrojmë, dhe për brezat e ardhshëm që krimet të mos ndodhin më kurrë”, dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, kolegëve nga sektori i OJQ-ve, studiuesve, gazetarëve, studentëve, nxënësve dhe të tjerëve për të vizituar Qendrën dhe për tu njohur me të dhënat dhe faktet që gjenden atje.

Qendra është e vendosur në rrugën Studentka 37/a, orari i punës nga ora 08:00 deri në 15:00, ditëve të punës.

Një nga qëllimet kryesore të projektit “„No impunity for the past“” (Përgjegjësia për të kaluarën) është të hetojë dhe dokumentojë krimet e luftës të ndodhura gjatë viteve 90-a në Mal të Zi. Me zbatimin e tij, ne duam të përmirësojmë procesin e ballafaqimit me të kaluarën përmes ngritjes së një Qendre dokumentacione dhe huumtuese, dhe duke kërkuar të fillojmë procedurat për të përcaktuar përgjegjësinë për krimet e luftës që ndodhën në Malin e Zi në fillim të viteve 1990.

Vlera e projektit është 159,299.00 euro dhe zgjat nga 2 dhjetori 2019 deri më 2 gusht 2021. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe partnerët e projektit janë OJQ Documenta nga Zagrebi, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut nga Serbia, OJQ Bukovica nga Plevlja, Parlamenti i Malit të Zi dhe Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Malit të Zi.

Categories: News

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *